MENU
klinika

Almanak

Histori/ Çfarë ka ndodhur më 16 gusht?

16.08.2019 - 08:03

1792 –Francë; Maximilien Robespierre, anti-monarkist, paraqet peticionin e Komunës së Parisit në Kuvendin Legjislativ, duke kërkuar formimin e një gjykate revolucionare – dhe gjykata që Robespierri propozoi çoi në gijotinë qindra njerëz, përfshi mbretin dhe vetë Robespierrin.

1896 – 3 eksplorues: Skookom Jim, Dawson Charlie dhe George Carmack me gruan e tij, Kate, zbulojnë ar ndërsa po kalonin në përroin Rabbit, degë e lumit Klondike në Alaska – lajmi krijoi ethet e arit. Psikologjikisht, ari në Klondike u bë aq i arritshëm sa edhe i vrazhdë, sa romantik aq edhe i dhunshëm – vetëm një pjesë e vogël prej 100.000 njerëzve që vërshuan plot lakmi për pasuri në Klondike, arritën të pasuroheshin; luftë tregtare mes qyteteve e shteteve u shpall; Seattle dhe San Francisko konkurruan më ashpër për biznes e sipërmarrje në rajonin e arit; gazetat e kohës e quajtën këtë fenomen “Klondicitis” Të tre zbuluesit patën fate të përziera: George Carmack la gruan e tij, Kate, e cila nuk mundi t’i përshtatej jetës së re – dhe jetuan relativisht në bollëk; Skookum Jim siguroi të ardhura të shumta, duke i dhënë minierat me qera, vetë nuk pranoi të prekte punë me dorë; Dawson Charlie shpenzoi thuajse çdo gjë që fitoi nga ari i tij, dhe vdiq në aksident, në gjendje të dehur.

1927 – Gara ajrore Dole filloi nga Oakland, Kaliforni nga ku 8 aeroplanë u nisën për në Honolulu, Hawaii – gjashtë nga tetë aeroplanët u rrëzuan ose u zhdukën, vetëm dy përfunduan garën.

1929 – Shpërthejnë trazirat në Palestinë midis palestinezëve arabë dhe hebrenj – sulmet mes dy grupeve vazhduan deri në fund të muajit – si pasojë, 133 hebrenj dhe 116 arabët u vranë.

1977 – Elvis Presley vdiq në Graceland Memphis, Tennesi, në shtëpi, nga pushimi i zemrës, në moshën 42 vjeç.


Këndoi me sukses çdo lloj muzike, përfshi ‘country, rock, e bluz’. Edhe pse kishte zë të bukur, lëvizjet e trupit kur këndonte i dhanë atij famën. Vdekja e tij i atribuohet kryesisht marrjes me tepricë të barnave qetësues. Interesi popullor për Elvisin ka mbetur i lartë; shtëpia e tij, Graceland, në Memphis, është kthyer në një vend tërheqës për vizitorë.

1989 – Një shpërthim diellor krijon stuhi gjeomagnetike në Tokë që ndikoi djegien e shumë mikroprocesorëve, duke çuar në ndaljen e të gjitha tregtimeve në bursën e Toronto.

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale