MENU
klinika

S'do t'u besoni syve sa ngjajnë

Olsi Bylyku gjen rastësisht sozinë e tij

20.08.2019 - 16:47

Olsi Bylyku është një nga aktorët më të dashur të humorit në trojet shqiptare.

Edhe pse mjaft i ri, ai i’a ka dalë që në skenë të prodhojë të njëjtin kualitet të qeshurash si kolegët e tij që kanë vite në këtë profesion. Përveç aktrimit, Olsin e kemi parë edhe si këngëtar dhe këngët e tij kanë rezultuar goxha të suksesshme.

“Kimikati” është shumë aktiv në rrjetet sociale ku na mban të përditësuar me foto e video nga më të ndryshmet, por ditën e sotme na ka habitur me sozinë e tij.

 

eg.jpg

Ai ka publikuar një foto kolazh ku shfaqet së bashku me aktorin meksikan Eugenio Derbez dhe shkruan: “Nuk e di dmth”.

S’ka faj, ngjajnë shumë!