Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici ka kaluar dy ditë në Barcelonë, ku ka negociuar një marrëveshje për të nënshkruar me Ivan Rakitic si dhe me të riun Juan Miranda.
Kampionët e Serisë A kanë ofruar Emre Can në këmbim të mesfushorit kroat, dhe janë gjithashtu të gatshëm të përfshijnë sulmuesin Mario Mandzukic, 33 vjeç, si pjesë e një marrëveshjeje me katalanasit.
Zonja e Vjetër e shikon Rakitic si zgjidhjen ideale për mesfushën e tyre, sipas Tuttosport, i cili gjithashtu pretendon se Juventus dëshiron një tjetër marrëveshje shkëmbimi me Barcelona për 19-vjeçarin, Miranda.
Paratici ofron qendërmbrojtësin Daniele Rugani, aktualisht në huazim te Empoli, për mbrojtësin që fitoi Kampionatin Evropian U-19 me Spanjën gjatë verës.