Këngëtari i hitit të kësaj vere, “Hajt hajt”, Butrint Imeri, është munduar të jetë sa më i rezervuar për publikun në lidhje me jetën e tij private.
Ai fokusohet vetëm tek karriera e tij dhe lançimi i hiteve të reja që fansat i presin me padurim, mirëpo ditën e sotme këngëtari ka bërë një përjashtim.
Babai i tij feston 51-vjetorin e lindjes dhe këtë gëzim Butrinti s’mund të rrinte pa e ndarë me të gjithë ndjekësit e tij në Instagram.
Ai ka publikuar një foto me të atin, të cilin na e ka prezantuar për herë të parë.
“Gëzuar ditëlindjen bab! 51”-shkruan këngëtari krahas fotos, shoqëruar me një zemër të kuqe.
Kjo është hera e dytë që Butrinti publikon një foto me familjarët, pasi disa ditë më parë kishte pozuar krah gjyshit të tij.
Kujtojmë se këngëtari u bë kryefjala e mediave pas publikimit të klipit “Hajt hajt”, pasi modele në klipin e tij ishte Kiara Tito, e shumë përfolur për një lidhje dashurie me Butrintin.
Megjithatë, të dy i kanë mohur gjithmonë zërat se ka diçka mes tyre.