MENU
klinika

Parashikimi

Si pritet të jetë moti sot?

31.08.2019 - 08:37

Dita sot mbi vendin tonë pritet të nisë e kthjellët ndërsa temperaturat në vlerat minimale parashihen nga 16°C në zonat malore deri në 23°C në ato të ulta.

Në orët e pasdites do të ketë shtim gradual të vranësirave mesatare dhe lokalisht në relievet malore të dendura por kalimtare.

Sakaq temperaturat e mesditës do të vijnë gradualisht në rënie dhe pritet të variojnë nga 33°C në relievet malore deri në 36-37°C në ato të ulta e bregdetare.

Në orët e nxehta të ditës në relievet malore të jugperëndimit dhe verilindjes vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu në formë shtrëngatash. Era do të jetë e lehtë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi maksimale 6 m/sek në bregdet. Valëzimi i forcës 2 me lartësi vale 0,3–0,5 metër në det të hapur.

Temperaturat min dhe max:

Zonat malore 16/32°C

Zonat e ulëta 18/37°C

Zonat bregdetare 22/34°C

Shënimi i 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë

Kryeministri Rama homazhe në Varrezat e Dëshmorëve

Dyshimet se pas vrasjes fshihet një grup i strukturuar kriminal

Atentati mafioz ndaj djalit të ish-gjyqtarit, dosja i kalon SPAK!

“Distancohem nga çdo bisedë e kolegut tim me Suel Çelën“

I doli emri në dosje, gazetari reagon nga SHBA