MENU
klinika

Postim

“Kemi çdo gjë në letër, zë e figurë”, paralajmërimi i fortë i Braçes

31.08.2019 - 13:14

Përmes një postimi në Facebook, zv.kryeministri Erion Braçe ka paralajmëruar të gjithë ata që brenda sistemit të drejtësisë veprojnë me shkelje ligji.

Braçe ka kujtuar rastin më të fundit, ku Gjykata e Tiranë liroi nga burgu administratorët e kompanive të transportit publik.

Postimi i Braçes:

KJO ESHTE #DREJTESIAEVJETER
QE KEMI!

Ky eshte produkti i kesaj #Drejtesie;
Pronaret e administratoret ne shtepi,
punetoret e tyre ne burg!

Cdo inspektor te #Tatimeve,
cdo oficer te #PoliciseseShtetit qe merret me krimin ne ekonomi,
cdo prokuror qe u morr drejtperdrejt me hetimin e kesaj ceshtjeje dhe qe
sot ndjehet i tradhetuar nga nje pjese e shtetit ku sherben;
dua ta falenderoj per superpunen e bere profesionalisht e ne perputhje me ligjin,
dua ti them edhe qe duhet bere durim edhe pak, shume pak:
NE VETTING KA RRADHE
E RRADHA PO VJEN SHPEJT,
ME SHPEJT SEC KETA KANE PARASHIKUAR NE PLANIN E TYRE TE BIZNESIT!

Duhet qe te gjithe bashke te bejme punen qe kemi nisur, ndershmerisht,
drejt e ne perputhje me ligjin!

Keta perballe do jene me
biznesin e tyre paligjshem qe ka shkaterruar nje sistem te tere drejtesie.

Ne nuk kemi pune me keta;
ME KETA KA PUNE VETTINGU!
Ne kemi pune me #DrejtesineeRe,
per cdo shkeles ligji,
pavaresisht pushtetit politik e ekonomik, miqve ne politike dhe biznes,
parave e pronave qe kane;
por edhe per cdo gjyqtar qe
eshte mu si keta,
shkel ligjin duke e bere ate me gunga per punetoret dhe magnet parash ne njeren ane, sfungjer ne anen tjeter per pronaret e paligjshem!

Nderkohe,
do vijoj te komunikoj me te paligjshmit ne ekonomi;
E keni kot,
kot i digjni letrat, jemi nje hap para jush,
kemi cdo gje ne leter, ze e figure!
Mos u zhysni edhe me ne krim,
do ju kushtoj shume shume me shtrenjte!
Rruga e drejte, e ligjshme dhe korrekte ne pagimin e tatimeve e taksave,
ju kushton shume me lire!

Shënimi i 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë

Kryeministri Rama homazhe në Varrezat e Dëshmorëve

Dyshimet se pas vrasjes fshihet një grup i strukturuar kriminal

Atentati mafioz ndaj djalit të ish-gjyqtarit, dosja i kalon SPAK!

“Distancohem nga çdo bisedë e kolegut tim me Suel Çelën“

I doli emri në dosje, gazetari reagon nga SHBA