Sebastian Vettel e ka nisur keq garën e Formula 1 me Ferrarin e tij në Singapor. Ndërsa Kimi Raikkonen ka dhënë kohën më të shpejtë në pistën e Marina Bay, aty ku ditën e diel do të zhvillohet gara e Çmimit të Madh.
Piloti finlandez i Ferrarit ndali kronometrin në 1’38”699, duke qenë më i shpejti në pistë gjatë dy sesioneve të lira të zhvilluara sot. Provat e pasdites u zhvilluan me dritat artificiale, ndërkohë që gjatë sesionit të paradites dominoi Max Verstappen me Red Bull.
Pas Raikkonen u rendit Leëis Hamilton me Mercedes, ndërsa i treti Verstappen e pas tij shoku i tij i skuadrës Daniel Ricciardo. I pesti u klasifikua Valtteri Bottas me makinën tjetër Mercedes.
Sebastian Vettel me Ferrari, vetëm i nënti në pistë (koha e tij ishte 1’40”653), që pati edhe një kontakt me muret mbrojtëse gjatë provave. Piloti gjerman pati disa probleme dhe nuk arriti të japë atë që pritej në pistë, duke u renditur edhe pas Sainz, Grosejan e Alonso.