MENU
klinika

Zgjedhjet në Kosovë

Mbyllet regjistrimi, garojnë 25 parti politike

07.09.2019 - 10:29

Përfundon afati i regjistrimit për zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë.

Komisioni Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë ka njoftuar së është mbyllur afati ligjor për dorëzimin e kërkesave dhe listave të kandidatëve të partive politike.

Raportohet se për pjesëmarrje në zgjedhje janë regjistruar 25 parti.

KQZ njofton se është përmbyllur afati për dorëzimin e listës së deputetëve për certifikim në zgjedhjet e 6 tetorit. Brenda afatit kohor kanë dorëzuar gjithsej 25 subjekte politike, 20 parti politike, 4 koalicione dhe 1 i pavarur. Nga sot, e shtunë, fillon faza e shqyrtimit të të gjitha aplikimeve. Më pas, Zyra për Regjistrim të partive politike paraqet pranë KQZ-së rekomandimet lidhur me aplikimet dhe KQZ-ja do të vendosë për aprovimin apo refuzimin e certifikimit. Vendimmarrja lidhur me certifikimin do të bëhet deri më 10 shtator”, tha për mediat zëdhënësi i KQZ Valmir Elezi.

Kujtojmë se deri më tani vetëm disa parti kanë publikuar listën e kandidatëve të deputetëve, ndërsa pjesa tjetër pritet t’i zbulojë në ditët në vijim.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë