MENU
klinika

"Kam bindje të plotë që..."

Shkarkimi/ Meta: Kuvendi bëri gjykimin, para nisjes së hetimit!

09.09.2019 - 10:49

Kreu i Shtetit, Ilir Meta e ka nisur fjalën e tij në Komisionin Hetimor të ngritur për shkarkimin e tij, me argumentimin se përse pranoi të merrte pjesë pa hezitim, pas thirrjes që iu bë nga komisioni.

Gjykova tepër të arsyeshme dhe të domosdoshme që të jem këtu, sepse kam bindje të plotë që cdo politikan, aq më tepër kryetari i shtetit duhet të tregojë respekt ndaj institucioneve dhe të japë shembullin e bashkëpunimit por së dyti e jam i bindur që pavarësisht se Kuvendi e ka bërë gjykimin para e të nisë hetimin, përmes rezolutës, në interes edhe të transparencës edhe të ndriçimit të cështjeve që kanë të bëjnë me vendimmarrjen për të dhënë të dhëna të tjera që mendoj se u shërbejnë të gjithëve për tu qartësuar më shumë”- tha Meta.

Presidenti ka theksuar gjate fjales se tij, se “Duke nxjerrë dekret ka mbrojtur të drejtën e zgjedhjes së qytetarëve shqiptarë dhe ka shmangur një proces jo demokratik të votimit me një kandidat. Kjo ishte sa i takon të drejtës së zgjedhjes, nëse e ka respektuar, mbrojtur, apo e ka cenuar apo dëmtuar të drejtën e zgjedhjes së shqiptarëve”.

Presidenti i Republikës për shkak të vendimit shumë të qartë të marrë nga Gjykata Kushtetuese lidhur me kompetencat dhe përgjegjësitë e tij, si kreu i shtetit në raport me detyrimet ndërkombëtare të vendit, e ka për detyrë më shumë edhe se vetë qeveria të garantojë detyrimet ndërkombëtare të vendit. Për këtë arsye mandati i Presidentit është 5 vjecar, kurse i qeverisë është 4 vjecar, pra që të garantojë vazhdimësinë e këtyre detyrimeve”- tha ai.

U plagos me thikë gjatë sherrit ku u vra Martin Cani

Del nga spitali 14-vjeçari Luis Meçja

Katedralja 860-vjeçare përfshi nga flakët, 5 vite më parë

Rihapet ‘Notre Dame’ pas restaurimit!

Shënimi i 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë

Kryeministri Rama homazhe në Varrezat e Dëshmorëve

Dyshimet se pas vrasjes fshihet një grup i strukturuar kriminal

Atentati mafioz ndaj djalit të ish-gjyqtarit, dosja i kalon SPAK!