MENU
klinika

Nga New York Times

Hartat nuk gënjejnë, Trumpi po…

09.09.2019 - 12:29

Të dielën, në 1 Shtator, kur po afrohej Uragani Dorian, Trump shkroi në Twitter: “Përveç Floridës; Karolina e Jugut, Karolina e Veriut, dhe Alabama, ka shumë të ngjarë të goditen (shumë) më shumë sesa parashikohej.”

Ai përsëriti pohimin e gabuar gjatë një konference për FEMA atë ditë. Problemi ishte që Alabama si objektiv ishte eleminuar ditë më parë pas studimeve dhe parashikimeve të shkencëtarëve.

Presidenti ose kishte bërë një gabim (kjo ndodh) ose ai nuk kishte marrë informacionet më të fundit, ose të dyja. Por, sido që të jetë, ishte e lehtë për tu rregulluar duke pranuar thjesht gabimin.

Pranimi i gabimit nuk është veprimi i preferuar i Trumpit. Sipas pikëpamjes së Trump, duke pranuar fajin, dukesh i dobët.

Por korrigjimi i gabimit u bë nga zyra e Shërbimit Kombëtar të Motit, Birmingham. Me të vërtetë ishte detyra e tyre.

Gabimi i Trump, në mënyrë abstrakte, mund të ishte i vogël, por mos korrigjimi i tij mund të kishte pasoja të mëdha, të kushtueshme dhe ndoshta edhe vdekjeprurëse.

Kjo vendosi Trump, egon e tij dhe gabimet e tij nga njëra anë, dhe të vërtetën, shkencën nga ana tjetër.

Trump nuk e sheh të vërtetën si të ngurtë, absolute. Për Trump, të vërtetën mund ta formësoni ose ta injoroni. Kështu që, ai u përpoq ta riformulonte atë, u përpoq t’i bënte realë parashikimet e tij të uraganit në Alabama.Ai paraqiti një hartë në Zyrën Ovale, në të cilën gjurmët e uraganit ishin ndryshuar dhe përfshinin Alabaman.

Të shtunën The Washington Post raportoi se “një zyrtar i lartë i NOAA paralajmëroi stafin e tij që të mos kundërshtonte presidentin”.

Trump sulmoi, të vërtetën, shkencën dhe besimin e publikut.

Kjo është ajo që ndodh kur një shoqëri qeveriset nga një njeri që nuk ka aspak vëmendje për të vërtetën: E vërteta nuk mbijeton pa lëndime.

Megjithatë, hartat nuk duhet të bëhen për të gënjyer, as për një president.

Charles Blow iu bashkua The Times në 1994 dhe u bë një kolumnist i Opinionit në 2008. Ai është gjithashtu një komentues televiziv dhe shkruan shpesh për politikën, drejtësinë sociale dhe komunitetet e cënueshme.