MENU
klinika

Detaje nga vrasja e Khashoggit

Dalin regjistrimet, si u vra dhe u masakrua gazetari saudit

11.09.2019 - 10:56

Gazeta turke “Daily Sabah” ka publikuar transkripte të bisedës mes anëtarëve të “bandës” saudite, që ekzekutoi pamëshirshëm gazetarin Jamal al Khashoggi, dhe të bisedës mes këtij të fundit dhe ekzekutorëve, pak para se të vdiste.

Kritiku i shquar i qeverisë së Arabisë Saudite u vra në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll tetorin e kaluar.

Gazeta pro-qeveritare thekson se audiot e regjistruara janë siguruar nga shërbimi sekret turk MIT dhe më pas janë shpërndarë te autoritetet turke që kanë kryer hetimet.

Ai përfshin informacione dhe fjalët e fundit të pretenduara të gazetarit. Si dhe detaje të tilla si një ekspert mjekoligjor, pjesë e një ekipi të dërguar nga Arabia Saudite, që pretendohet se i referohen gazetarit si një “kafshë që duhet të flijohet” para mbërritjes së tij.

Raporti i Sabah thotë se Khashoggi, kur hyri brenda në konsullatë, dyshoi se ai duhej të kthehej në Rijad për shkak të një urdhri të Interpolit. Gazetari duket se nuk pranoi të zbatonte kërkesat e grupit, të cilat përfshinin shkrimin e një mesazhi për djalin e tij dhe më pas u drogua, sipas gazetës.

Ai thuhet se atëherë u tha vrasësve të tij, në fjalët e tij të fundit, që të mos ia mbyllnin gojën, për shkak të astmës së tij, por më pas humbi vetëdijen.

Këto thuhet se janë fjalët e fundit të gazetarit në fjalë pas të cilave në regjistrimi dëgjohen zhurmat e lëvizjeve të Khashoggit që sipas gazetës ka kokën brenda një qeseje plastike dhe lufton për jetën e tij.

Pas vdekjes rezultojnë të regjistruara zhurmat e veprimeve të copëtimit të trupit. Sharra e autopsisë dëgjohet në orën 1:39 dhe vazhdon si procedurë për gjysmë ore.

Vrasja e azetrait ndodhi në 2 tetor të vitit 2018 dhe qysh atëherë Riadi zyrtar ia ka dalë të shmangë kundërmasa nga komuniteti ndërkombëtar duke ia deleguar vrasjen zyrtarëve të ulët, ndërkohë që akuzat kryesore publike janë përqendruar ndaj princit të kurorës, Mohammad bin Salman, njeriu i së ardhmes që mesa duket nuk duronte dot kritikat e gazetarit në gazetën “The Washington Post”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Të gjitha pyetjet do të marrin përgjigje"

Erdogan: Vrasja e gazetarit saudit ishte e planifikuar