MENU
klinika

The Guardian

Trump është i paqëndrueshëm, dhe bota është në rrezik

15.09.2019 - 15:33

Në retrospektivë, ajo që është më shqetësuese për shpifjen e Trump se Alabama mund të goditej nga uragani Dorian  nuk është përpjekja e ngathët e Trumpit për të ndryshuar një hartë të Shërbimit Kombëtar të Motit apo edhe lëvizjen e tij të pacipë për të bërë të njëjtën agjenci të gënjente në emër të tij.

Më shqetësues është motivi i tij i dobët. Miq, kjo nuk është sjellje e arsyeshme.

Trump gjithashtu anuloi një takim me Talibanët në Camp David. Takimi duhej të ishte sekret. Ishte planifikuar për javën e përvjetorit të 11 shtatorit. Ai e anuloi atë me Twitter.

A ju duket ndonjë nga këto e arsyeshme?

Para kësaj, Trump anuloi një vizitë shtetërore në Danimarkë sepse Danimarka nuk donte tia shiste Gorenlandën SHBA-së. Përshëndetje? Groenlanda nuk ishte në shitje.

Ai iu ka thënë vazhdimisht zyrtarëve të vjetër që të eksplorojnë përdorimin e bombave bërthamore për të ndaluar uraganet që godasin SHBA. Ai mendon se ndryshimi i klimës nuk është diçka e rëndësishme.

Ai thotë se luftërat tregtare janë “të mira dhe të lehta për t’u fituar”. Ai këmbëngul se janë kinezët, më shumë sesa konsumatorët amerikanë që paguajnë tarifat e tij. Ai “urdhëron” firmat amerikane që të ndalojnë të bëjnë biznes në Kinë. Ai e quan kryetarin e Rezervës Federale një “armik”.

Unë mendoj se duhet të përballemi me të vërtetën që duket se askush nuk dëshiron ta pranojë. Ky nuk është më një rast i narcizmit dhe madhështisë së tepërt. Ne nuk po merremi thjesht me një ego.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara është rrezikshëm i paqëndrueshëm. Dhe ai po përkeqësohet dita-ditës.

Çfarë mund të bëjmë? Ne mund të votojmë që ai të largohet pas 14 muajsh. Por ai mund t’i jepte

Që do të thotë, kini kujdes me çfarë dëshironi. Lutuni që ta bëjmë brenda 14 muajve të ardhshëm. Atëherë bëni gjithçka për ta larguar këtë njeri nga detyra.

Robert Reich, një ish sekretar i punës i SHBA-së, është profesor i politikës publike në Universitetin e Kalifornisë në Berkeley. Ai është gjithashtu një kolumnist për Guardian USA.