MENU
klinika

Sherri në lokal, detajet

Përgjaket Dibra, dy vëllezër vrasin 29-vjeçarin

17.09.2019 - 10:30

Një 29-vjeçar ka mbetur i vrarë, pasi është qëlluar me sende të forta nga tre persona, pas një sherri natën në një lokal të fshatit.

Ngjarja e rëndë është regjistruar në fshatin Sllatinë, ndërkohë policia bën me dije se ka zbardhur të gjithë ngjarjen e ndodhur.

Tre autorë mes të cilëve dy vëllezër janë vënë në pranga.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 03.00, datë 17.09.2019, fshatin Sllatinë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, (konflikt i çastit, pasi kishin konsumuar alkool), në ambjentet e një lokali në fshat, shtetasi Q.P, 24 vjeç, dyshohet se ka plagosur me thikë shtetasin M. H, 24 vjeç, dhe ky i fundit, në bashkëpunim me vëllain e tij, ka plagosur me sende të forta shtetasin D. P, 29 vjeç, ku si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.

Si rezultat i reagimit në kohë të policisë, dhe veprimeve hetimore të kryera, janë kapur dhe arrestuar autorët e dyshuar të ngjarjes, shtetasit :

Q.P, banues në fshatin Sllatinë (vëllai i shtetasit D.P).

J.H. dhe M. H.(vëllezër), banues në fshatin Sllatinë.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë Dibër për herime të mëtejshme.