MENU
klinika

Profil

Vasili Çuikov: Emblema e forcës e Bashkimit Sovjetik në Stalingrad

18.09.2019 - 15:19

Beteja e Stalingradit ka qenë fitorja më e madhe e Ushtrisë së Kuqe.

Përgjatë këtyre shtatë dekadave e gjysëm Moska e ka portretizuar betejën si një arritje të “shtetit multi-nacional sovjetik” dhe të forcave të saj të armatosura nën lidershipin e Partisë Komuniste.

Në Federatën Ruse Stalingradi radhitet bashkë me Borodinon (1812) si një moment historik i shquar në traditën kombëtare ushtarake, në të cilën periudha sovjetike mbahet si fundi i kapitullit të saj.

Mes emrave të komandantëve të kohës së luftës në betejën e Stalingradit – Zhukovi, Rokosovski, Vasilevski – njëri mbetet në veçanti i përhershëm. Marshalli Vasili Ivanoviç Çuikov, komandant i Ushtrisë (“Stalingrad”) 62 , e cila mbrojti stoikisht qytetetin dhe mundësoi pikën fokale të betejës epike.

Në vitet mëvonëshme askush nuk kuontribui më shumë se vetë Çuikovi për establishmentin e mitit të “betejë së shekullit”, duke e ngritur atë kur ishte gjallë në statusin e monumentit kombëtar.

Në kujtimet e tij Çuikovi e portretizon kontributin e tij unik në historinë e Ushtrisë së Kuqe. I dedikuar, kurajoz, trim dhe i vendosur, Çuikovi më shumë apo më pak mbarte cilësitë tradicionale të ushtarit rus. Ambicja dhe vendosmëria ia kompesonte intelektin e kufizuar.

Jo pak herë karriera e tij ka qënë në buzë të katastrofës, por ai shfrytëyoi mirë fatin e tij dhe arriti të mbijetonte. Shumë bashkëkohës të tjerë të aftë ishin më të pafatë.

Moscow. Marshal of the Soviet Union Vasily Chuikov. Photo TASS / Vladimir Savostyanov (Photo by TASS via Getty Images)

Vasili Çuikov lindi me 12 shkurt 1900 në provincën e Tulës.

Babai i tij ishte fshatar, dhe pavarësisht ecurisë së tij në shkollën e fshatit, po të mos kishte qënë Revulucioni i Tetorit, që i ndryshoi drejtimin e jetës, Çuikovi mund të kishte përfunduar si i ati ose të ishte një punëtor emigrant.

Gjatë Luftës Civile në të cilën shërbeu vullnetarisht, ai mori pjesë në shtypjen e revoltës së socialistëve në Moskë dhe si komandant i regjimentit 40 dhe më vonë i regjimentit 43, Çuikovi mori pjesë në pushtimet bolshevike të Uraleve dhe Siberisë. Ai u kthye në Rusinë Europiane në 1920 për të marrë pjesë në fushatën në Poloni.

Gjatë periudhës midis dy luftërave Çuikovi frekuentoi në vitet 20’ akademitë ushtarake ruse dhe në të njëjtën kohë u trajnua edhe gjatë shërbimit në Mongoli dhe Kinë. Me fillimin e viteve 30’ ai fillon frekunetimin e Akademisë së Mekanizuar dhe Motorizuar ( e cila ishte në embrionin e saj) dhe pas studimeve ia del të komandojë një brigadë të mekanizuar në 1936. Në kohën kur retë e zeza të luftës fillojnë mblidhen, ai tashmë ishte komandant i një formacioni të madh ushtarak në Bjellrusi.

Në fushatën e Polonisë, shator – tetor 1939, ai komandoi Ushtrinë 4. Kur flloi lufta e Dimrit me Finlandës dhe Bashkimit Sovjetik ai mori komandën e Ushtrisë 9, e cila u dërrmua nga sulmet finlandeze në Finlandën qëndrore Por prapë se prapë trimëria e treguar dhe zelli kurajoz i finlandezëve nuk zgjati për shumë. Në mars të 1940, Finlandë kapitullon.

Çuikovi pas përformancës së dobët të ushtrisë së tij, shanset se ai mund të komandonte një formacion tjetër të madh ushtarak dukeshin të largëta. Ai u gradua në qershor Lituenant-Gjeneralnë 1940 dhe në dhjetor dërgohet në Kinë si atashe i Ushtrisë Sovjetike.

14 muaj do të kalonin përpara se Çuikovi të thirrej në Moskë në mars 1942 për ta marrë drejtimin e Zëvendës Komandantit të një ushtrie rezerviste në Tula. Gjatë avancimit gjerman në Rusi ai kërkoi me insistim një komandë në front, por prapë nuk kishte asnjë perspektivë të kthimit në shërbim aktiv.

Ai u dëmtua keqas në një aksident automobilistik, i cili ndodhi një vit para se të fitonte rekuperimin e plotë të këmbëve të tij.

Shumë përpara se të drejtonte Ushtrinë 62 me të cilën do të korrte suksessin e tij më të madh, ai shërbeu si komandant i disa njësi reyervë të Ushtrisë së Kuqe. Në këtë detzre Çuikovi u përball me avancimin e Ushtrisë gjermane që do ta torturonte në Stalingrad.

Më në fund në shtator 1942 ai merr komandën e Ushtrisë 62, dhe për 4 muaj kjo ushtri luajti pjesën qëndrore në mbrojtjen e Stalingradit. Roli i Çuikovit në fazat e para të betejës nuk ishte edhe aq mbresëlënës. 90 000 mbrojtës rusë përballeshin me 170 000 trupa gjermane. Fillimisht gjermanët posedonin superiritetin ajror, një armadë ajrore prej 1 000 avionësh kundër 389.

Misioni i Çuikovit ishte i theshtë: “ta mbante qytetin më çdo kusht”. Ai iu përkushtua detyrës me devocionin më të madh, dhe inkurajoi edhe vartësit e tij të përformonin aktet trimërie që renditej si një prej arritjeve më të jashtëzakonshme në historinë e Ushtrisë Ruse.

Pashmangshmërisht vlerësimet e punës së tij vijnë nga f=gjermanët, ku gjenerali Dër shënon: “çdo htëpi, dyqan, shatërvaan argjinaturë në hekurudhë, mur, qilar dhe çdo pirg rrënojash” ishte kthyer në një bushëbetejë.

Ishte një situatë ku rusët kishin kishin superioritetin ndaj gjermanët në përdorimin e terrenit dhe kamuflazhit. Por luftimet e ashpra të Stalingradit për Ushtrinë e Kuqe përfunduan kur filloi kundërsulmi i Zhukovit që rrethoi Ushtrinë 6 të Paulusit në Stalingrad.

Misioni historik i Çuikovit u përmbush. Me 2 shkurt 1943 Feldmarshalli gjerman Paulusi, iu dorëyua forcave ruse. Me përfundimin triumfsl të betejës së Stalingradit, Ushtria 62 në marsin e vitit 1943, u ridisenjua si Ushtria e Gardës 8.

Në fund të 1943 dhe fiillim të 1944, ky formacion shërbeu në çlirimin e tokave sovjetike nga nazistët në Bjellrusi dhe Ukrainë.

Ishte një seri ofensivash që kërkonte yotësi taktike kundër një armiku që deri në fund të 1943 akoma ishte në gjendje që të arrinte superioritetin lokal në tokë dhe në ajër. Në mesin e vitit 1944 Ushtria e Gardës 8 merr pjesë në operacionet që çliruan plotësisht Bjellrusinë dhe u konkluduan me pushtimin e Polonisë lindore.

Në fund Çuikovi e mbylli karrierën e tij në Luftën e Dytë Botërore me kapitullimin e Berlinit me 2 Maj 1945. Luftimet në kancelari dhe në Rajshtagun gjerman, të kujtojnë mbrojtjen e Stalingradit nga Ushtria 62.

Çuikovi shënon: “ Çdo gur, rrënojë tulle, trutuar asfaltor i shesheve dhe rrugët e kryeqytetit gjerman ishin të njollosura me gjak. ”

Pas luftës ai publikoi kujtimet e tij të eksperiencës ushtarake që nga viti 1917. PËr më tepër ai drejtoi për pak kohë zonë ruse që okuponte Gjermaninë dhe mbajti pozicione të tjera qeverisëse për pjesën tjetër të mbetur të jetës. Në 1955 ai u emërua Marshall.

Posti i fundit i tij i rëndësishëm ishte emërimi i tij si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura Tokësore Ruse., gjithashtu në të njëjtën kohë mbante dhe postin e Zëvendësministrit të Mbrojtjes, 1960-4.

Ai ndërroi jetë në mars 1982 , disa muaj para përvjetorit të 40 të betejës së Stalingradit. Në shenjë respekti ai u varros me 23 mars 1982 në një memorial të veçantë në Vollograd.