Sipas Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, edhe ditën e sotme do të vazhdojnë reshjet e shiut.
IGJEUM parashikon se të premten priten reshje mesatare në qarkun Korçë dhe reshje të dobëta në qarqet e tjera por lokalisht mesatare në shumicën e tyre (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Në zona të kufizuara të qarqeve, reshjet pritet të jenë në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më e mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre).
Temperaturat
Sot temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 15 / 24 °C
në vendet e ulëta: 16 / 26 °C
në vendet malore: 9 / 15 °C.
Era
Sot era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.