20.09.2019 - 11:23
Ambasadori i BE Luigi Soreca nuk ka dhënë një koment sot kur u pyet nga mediat për vendimin e gjykatës së Krimeve të Rënda që e dënoi të enjten ish ministrin Saimir Tahiri me 3 vjet shërbim prove.
“Si ish prokuror, nuk mund te komentoj pa lexuar dosjen. Më lejoni të lexoj një herë vendimin dhe pastaj do flas”, tha ambasadori.
“As qesh dot, as qaj dot. Nesër po ju ftoj të ndajmë bashkë disa vendime. M’u duk një gjë e tipit ‘je i pafajshëm, po nuk kemi këllqe ta themi’”.
Ky ishte komenti i parë i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, pas vendimit të Gjykatës, edhe pse fillimisht u kërkoi mirëkuptim gazetarëve për të folur në një moment të dytë.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Arrestimi i bandës “Bajri”
Bashkimi Evropian: Luftoni krimin dhe trafikun
Operacionet e koordinuara
Aksionet e policisë/ BE: Të vazhdohet lufta kundër krimit
Anëtarësimi në BE