MENU
klinika

Furnizojnë tregjet franceze, gjermane, italiane

Bimët mjekësore, financohen 816 projekte për mbjellje të reja

20.09.2019 - 13:22

Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural (AZHBR) ka financuar 816 projekte për ngritjen e ambienteve të ruajtjes dhe përpunimit, linja të seleksionimit, paketimit dhe ambalazhimit, si dhe për mbjelljen e bimëve medicinale, me vlerë totale prej 351,956,394 Lekë.

Shqipëria është një vend i pasur me bimë mjeksore dhe aromatike që krijojnë mundësi punësimi për më shumë se 100 mijë familje që jetojnë në zonat rurale të vendit.

Me rreth 500 hektarë sipërfaqe të kultivuar me bimë mjekësore dhe aromatike, Shqipëria është lider në prodhimin dhe eksportimin e këtyre pasurive natyrore.

Sektori i bimëve mjekësore dhe aromatike gjeneron mbi 10 milionë euro nga eksporti, i listuar si sektori i dytë më i madh në eksportin bujqësor.

Shqipëria eksporton përafërsisht 13,000 tonë bimë mjekësore.Tradicionalisht Shqipëria eksporton bimë mjekësore të egra, të papërpunuara, të cilat eksportohen për t’u trajtuar dhe paketuar jashtë vendit.

Këto bimë të përpunuara përdoren në industrinë ushqimore për çajra bimorë, në përgatitjet ushqimore të ndryshme, në formën e erzave për gatim, si ekstrakte për vajra esenciale, apo në industrinë e pijeve, produkteve të shëndetësisë, kozmetikës si dhe parfumeve.

Ndër më të kërkuarat e bimëve mjeksore shqiptare është sherebela. Shqipëria është një ndër eksportuesit kryesorë të kësaj bime në Shtetet e Bashkuara ta Amerikës, shkruan ATSH. Sipas të dhënave, Shqipëria mbulon 70 % të nevojave të tregut Amerikan për sherebelë.

Bimët mjekësore shqiptare furnizojnë gjithashtu tregjet franceze, gjermane dhe italiane.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Paguhen 420 mijë analiza të pakryera

Dossier/ Milionat e falura të check up-it


Euro bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit

Çfarë po ndodh me monedhën europiane?

“Do ketë barazim të moshës për secilën gjini“

Daljet në pension 67 vjeç, Qeveria: Përpara vitit 2056!

REL: Zilja e alarmit është ndezur!

Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme!