MENU
klinika

Klubi bardhezi në telashe

Juventus pëson tronditjen e radhës!

23.09.2019 - 16:52

“Gazzetta dello Sport” ka përhapur lajmin e keq për bardhezinjtë mëngjesin e ditës së sotme.

Klubi i Juventusit ka pësuar një goditje të fuqishme në bursë, duke u pezulluar për dy herë aksionet e tyre gjatë ditës së sotme dhe më pas aksionet kanë rënë në vlerën 7.2%, 1.27 euro për aksion. Që prej datës 23 gusht, aksionet e klubit kanë patur luhatje të ndjeshme, duke rënë nga 1.58 euro në vlerën e ditës së sotme.

Një nga arsyet e gjithë kësaj mendohet të jetë afrimi i yllit portugez, Cristiano Ronaldo. Blerja e sulmuesit sezonin e kaluar i kushton çdo vit rreth 100 milionë euro shpenzime Juves, ndërsa përfitimet nga marketingu dhe fanellat e shitura të tij janë rreth 42 milionë euro.

Në sezonin e verës, aksionet e klubit janë ngritur ndjeshëm për faktin e emrave të shumtë që qarkullonin në merkato dhe mendohet se dështimi i blerjeve të paralajmëruara ka dhënë efektin e vet tek ky përkeqësim.

Më 24 tetor, aksionarët e Exor me 63.77%, pronar i të cilëve është Andrea Agnelli dhe aksionarët e tjerë do të takohen për të miratuar buxhetin e klubit. Për të rregulluar bilancin e tyre duhet të injektojnë 300 milionë euro nga xhepat e tyre, në mënyrë që të balancojnë shpenzimet dhe fitimet që ka klubi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Tashme tepër i nevojshëm

Sarri rikthen yllin e Juves!


Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin

U dëmtua me Kombëtaren në momentin më të mirë

Muçi mëson sa do të qëndrojë larg fushave të lojës