MENU
klinika

“Një film që të bën për të qarë”!

Partneri i Arbana Osmanit gati me një film të ri

27.09.2019 - 15:45

Rreth një muaj më parë Eduart Grishaj dhe stafi i tij, nisën një udhëtim drejt Veriut të Shqipërisë. Udhëtimi i tij nuk ishte aspak rastësor , pasi ai po xhironte projektin e tij të ri filmik i cili mban titullin “Gjyshja”.

Pranë tij ishte edhe Arbana Osmani, e cila herë pas here zbulonte pamje nga xhirimet. Tashmë duket se çdo gjë është gati dhe filmi ka përfunduar xhirimet. Së fundmi është publikuar edhe traileri i tij, i cili filmi duket se është i bazuar në një histori të vërtete.

Filmi “Gjyshja” ka ne qendër traditat shqiptare dhe jo më kot është zgjedhur Veriu i Shqipërisë për t’u realizuar.

 

 

View this post on Instagram

 

Gjyshja- based on a true story Soon! ?

A post shared by Enxhi Cuku (@enxhicuku) on

Pjesë e aktorëve janë emra të njohur për publikun shqiptar, si Ema Andrea, Rita Gjeka apo Enxhi Cuku.

Enxhi është personazhi kryesor i filmit dhe mbi të do të rrotullohet e gjithë ngjarja.

Nuk dihen shumë detaje rreth tij, pasi Eduarti ka preferuar të mos i zbulojë, megjithatë dihet se ai është shumë prekës dhe sipas Arbanës do të na bëjë të gjithëve të qajmë.

Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure

Urimi i këngëtares për Pavarësinë e Shqipërisë

Rita Ora ndez skenën me ritmin e muzikës shqiptare!

“Ato s’kanë ndenjur në radhë për bukë“

Bleona Qereti refuzon të krahasohet me Dua Lipën dhe Rita Orën