MENU
klinika

Niset me urgjencë drejt Traumës

Të shtëna me armë në Burrel, plagoset rëndë një person

28.09.2019 - 21:34

Raportohet se mbrëmjen e sotme në qytetin e Burrelit ka ndodhur një konflikt me armë zjarri.

Mësohet se si pasojë është plagosur me armë zjarri një person i cili ndodhet në gjendje të rëndë.

Bëhet me dije se i plagosuri është dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Policia nuk ka bërë me dije ende detaje të tjera, pasi edhe identiteti i të plagosurit nuk është bërë publik.