Sipas Institutit të Gjeoshkencave ditën e sotme (e enjte, dt.03) priten reshje në të gjithë vendin.
Në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje intensive të shoqëruara me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve në mbrëmjen e datës 3 Tetor 2019 dhe pjesa e parë e ditës në vazhdim 4 Tetor 2019, mund të shfaqen përmbytje të vogla lokale me afat të shkurtër. Në zonat urbane problemet nga përmbytjet janë të varura nga gjendja e kanalizimeve.
TEMPERATURAT
Sot temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 17 / 25 °C
në vendet e ulëta: 15 / 27 °C
në vendet malore: 10 / 21 °C.
ERA
Sot (e enjte, dt.03) era pritet të fryjë mesatare deri e fortë kryesisht në bregdet dhe zonat malore.