04.10.2019 - 11:45
Gjykata e Durrësit la sot me masë sigurie “arrest me burg” ish-drejtorin e Kadastrës në qytetin bregdetar, Liridon Pulën.
Ky i fundit u arrestua pak ditë më parë me akuznën për “shpërdorim detyre”.
Në maj të këtij viti, Pula zëvendësoi Ardian Iliazajn, i cili u shkarkua nga kryeministri Edi Rama.
Aktualisht në krye të Kadastrës në Durrës është urdhëruar Arjan Cengu.