MENU
klinika

“Duhet të më kërkoni ju falje!”

Delinda Disha reagon pas kritikave për “Shote Galicën”

12.10.2019 - 11:18

Aktorja Delinda Disha ka reaguar pas të gjitha kritikave që mori këto ditë për rolin e saj si Shote Galica në emisionin “Klanifornia”.

Delinda portretizoi rolin e Shote Galicës dhe një ndër batutat e saj që s’u prit aspak mirë ishte kjo:

“Ku i kam ata burrat e Kosovës që ndihen vetëm nëpër dasma. Ani çfarë i keni bërë serbit juve, vetëm i keni thurur këngë edhe lavde!”

Kaq mjaftoi që të gjithë të shpërthenin në komente  dhe t’i kërkonin Delindës të bëjë falje publike për fyrjen e shqiptarëve të Kosovës që kanë luftuar serbët në luftë.

Por Delinda nuk ka pritur më gjatë. Para pak minutash ajo ka reaguar përmes një postimi duke sqaruar se skeçi i saj lidhej me një udhëtim që kishte bërë drejt Krujës ku kishte parë varrin e heroinës në gjendje të mjerueshme.

“Zgjodha nëpërmjet interpretimit të bëj një thirrje për të gjithë politikanët të cilët nuk vënë dorë për heronjtë dhe heroinat ndërkohë ngrenë memoriale për turqit, grekët etj.”, shkruan ndër të tjera Delinda.

Ajo madje publikoi edhe një foto të varrit të Shote Galicës, ndërsa u bën thirrje të gjithëve t’ i kërkojnë falje publikisht “që kërkoi dy pllaka mermer për të restauruar varrin e Shote Galicës”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Së shpejti bashkëpunimi me këngëtarin e famshëm

Aktorja e Portokallisë i futet muzikës


Sekretet e kombinimit të ngjyrave

Si të krijoni pamje elegante dhe harmonike

Këngëtarja nuk do të lidhet më me asnjë pas ndarjes nga Ben Affleck

J Lo e “mbyll” kapitullin e historive të dashurisë?

"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë