MENU
klinika

Epo ngjajnë shumë

Bes Kallaku ka një sozi në mes të Moskës

01.10.2019 - 18:55

Nëse e keni vënë re, këto ditë janë gjetur sozitë e shumë personazheve të njohur të showbiz-it shqiptar dhe sot u gjet edhe identiku i Bes Kallakut.

Ishte aktorja Delinda Disha ajo që publikoi në Instagram një foto të një mashkulli me paruke, i cili duhet ta pranojmë se i ngjante Besit.

Siç duhet, djali në fjalë ishte nga Moska dhe Dalinda ka gjetur rastësisht një shkrim që përmban foton e tij.

“I madhi Bes Kallaku tashmë imazh i parukeve në Moskë.”- shkruan aktorja me humor.

Këtë foto e ka ripostuar edhe Besi në profilin e tij, duke i vendosur një emoji që qesh me lot.

Si ju duket, ngjajnë?