MENU
klinika

Dibrani do jepte çdo gjë për të...

Albana Osmani tregon për herë të parë përse refuzoi martesën

16.10.2019 - 15:55

4 vite më parë Albana Osmani mori një propozim të veçantë për martesë nga një fans i i çmendur i saj me origjinë nga Dibra. 

Në vitin 2015 ai i kërkoi moderatores një lidhje serioze dhe tha se ishte i gatshëm të bënte gjithçka për të.

Historia si fillim u transmetua në emisionin “Fiks Fare” por më pas situata degradoi dhe kjo po përdorej edhe nga mediat e tjera.

Kjo gjë e preku Albanën, e cila në atë kohë zgjodhi të mos bëjë asnjë reagim, por ditën e sotme ajo është pyetur nga ndjekësit në Instagram dhe ka vendsur të thyej heshtjen e të flasë për herë te parë.

“Sot jam e mendimit që media e përdori zotërinë. Unë jam njeri që bëj humor dhe kur nuk duhet, pra kam bonsens me tepri. Në fakt ai si mua, u ka shkruar letra edhe shumë vajzave të njohura, Ka vepruar po njësoj. Nuk jam unë “Helena e Trojës” që po çmendet dynjaja. As nuk dua të atashohem si e tillë. Ndorshi që në media e solli në vëmendje “Fiks Fare” dhe besoj ishte super perfekte loja televizive. U argëtuam ne dhe publiku. Kaq ishte perfekte.

Më pas në një pasdite në “TCH” kaloi masa. Ishte një surprizë shumë e panevojshme. Ndjeva shumë keqardhje aq sa doja ta ndaloja atë komunikim. Që sot po i jap vëmendje, gjë që nuk ia vlen gjithsesi.

Pas emisionit e takova zotërinë, pasi dëshiroja t’i tregoja se jam një njeri si të gjithë dhe nuk jam iluzioni që kish krijuar. Bëra më të mirën. Për veten time edhe pse isha pjesë ë medias. Nuk ishte e drejtë. Audienca sot ka përballë matës mbi ndjekës të blerë, mbi like po të paguar. Audienca sot është me historinë “çudia më ë madhe zgjat vetëm 3 sekonda”, sepse nuk kanë më kohë për të humbur. Pra ky është realiteti i ditëve të fundvit 2019.

Nuk ishte rasti i parë që kam qëndruar në heshtje dhe kur është ndërlidhur emri im me njerëz që kanë qenë ose jo në mendje të kthjellët. Fuqia ime e heshtjes ka të bëjë PO MENDJ PËR TY më shumë se sa për një lajm, kushdo qofsh”, shkruan Albana.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Shkruaj mirë se je dhe prezantuese"

Albana Osmani nuk ja përton ndjekësit