MENU
klinika

Editorial i The Guardian

Kërkuan një marrëveshje e tani po e ‘hedhin në kosh plehrash’…

19.10.2019 - 11:27

“Brexit do të thotë Brexit”, kapakulli i Theresa May, ndihmoi ish-kryeministren të lundronte një problem të thellë politik: nuk kishte asnjë model të një marrëdhënie të ardhshme me BE që mund të kënaqte të gjithë votuesit e Brexit.

Kuptimi i Brexitit evoluoi gjatë tre viteve, duke u bërë përfundimisht marrëveshja që Boris Johnson ka vendosur para parlamentit.

Politikanët pro-Brexit kurrë nuk u përballën me të vërtetën e ndërprerjes së lidhjeve evropiane që janë zhvilluar gjatë katër dekadave.

Në vend të kësaj, ata mashtruan.

Rezultati është një zgjidhje përfundimtare e formuar nga dy drejtime kryesore: Obsesioni i Mayt me imigracionin dhe alergjia  e konservatorëve euroskeptikë ndaj çdo gjëje që do të çonte një marrëveshje të tregtisë së lirë me SHBA.

Këto kritere kërkonin “djegien” e çdo ure me tregun e vetëm dhe bashkimin doganor të BE-së. Për të fituar udhëheqjen e konservatorëve, Johnson u përpoq t’i bindte të gjithë se Brexit “i butë”, ishte i barabartë me tradhtinë.

Vetë përkufizimi i Euroskeptikëve ka ndryshuar që nga mesi i viteve 1990, kur nënkuptonte rezistencë ndaj integrimit, së bashku me pranimin që anëtarësimi në BE kishte vlerë të brendshme ekonomike.

Në ndjekje të këtij qëllimi, çdo nocion i pluralizmit politik, moderimit dhe racionalitetit ekonomik ka ndryshuar.

Parimet nuk luajnë asnjë rol në llogaritjen e Johnson. Ai dikur këmbënguli që një kufi doganor në Detin Irlandez të shkatërronte bashkimin.

Por kur ai kufi u vendos si çmimi për të hequr Britaninë e Madhe jashtë bashkimit doganor, ai braktisi aleatët e tij sindikalistë, duke e lënë Irlandën Veriore nën juridiksionin ekonomik të BE-së.

Johnson ka arritur një marrëveshje që do ta bëjë vendin më të varfër duke e prerë atë nga partnerët e saj më të afërt tregtarë.

Ekziston një tension midis refuzimit të një marrëveshje Brexit dhe imperativit demokratik të respektimit të referendumit.

Koncepti ka ndryshuar gjatë tre viteve të manisë ideologjike konservatore. Nëse, në vitin 2016, dikush do të kishte përshkruar marrëveshjen që tani ofrohet, Johnson do ta quante atë frikë dhe mashtrim. Megjithatë, tani e quan “arritje”.

Tani, plani i Johnson është që të hedhë në treg marrëveshjen e tij përmes parlamentit me ndihmën e deputetëve që thjesht duan të deklarojnë se kjo punë është mbaruar. Por të pranosh atë, pa një kujdes të duhur, nuk është aspak demokratike.

Kjo do të ishte në interesat e kryeministrit, por jo në interesat e vendit.

Brexit është një zgjedhje që i takon atyre që duhet të jetojnë me pasojat.

Është koha që vetë njerëzit të marrin vendimin.