Gjatë javës kur në Dubai çelet Java e Dizajnit, pjesëmarrëse është edhe Kosova. Mes 73 shteteve, e përfaqësuar nga Rrezeart Galica, me veprën “TolerDance”, Kosova do të jetë një sfidë me vete, në këtë event të rëndësishëm bashkohor.
Tematika që kanë trajtuar dizajnerët nga këto 73 vende botës, trajton tolerancën mes popujve.
Në Dubai, kjo ngjarje cilësohet si kthimi i festivalit më të madh të krijimtarisë në rajon, nga 11-16 nëntor.
Duke festuar talentin dhe aftësitë krijuese në dizajn, nga Lindja e Mesme në mbarë botën, Java e Dizajnit në Dubai, mbulon një sërë disiplinash ku përfshihen: arkitektura, dizajni i produkteve, interierët, multimedia, si dhe dizajni grafik.
Java e Dizajnit Dubai 2019 është në pronësi dhe menaxhohet nga grupi “Art Dubai” dhe mbahet nën patronazhin e Sheik Latifa Bint Mohammed Bin Rashid Al Maktoum, kryetar i Dubai Kulturës dhe Arteve Autoriteti.
Ndryshe, Java e Dizajnit Dubai 2019 organizohet në partneritet me Dubai Design District (d3) dhe mbështetur nga “Audi Lindja e Mesme” dhe “Dubai Kultura”.