MENU
klinika

SMS-të hedhin dritë mbi hetimet

Krimi në Kavajë/ Zbërthehet telefoni i Dritanit dhe Bledarit

29.10.2019 - 20:27

Kanë kaluar 20 dite nga vrasja e Dritan Haxhollit në Kavajë, dhe Prokuroria vijon ende hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Në pranga vijon të jetë Bledar Toçi, ish-shefi i sigurisë së brendshme në burgun e Durrësit, i cili u arrestua si autor i kësaj vrasjeje.

Prokuroria ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale aparatet celulare të viktimës dhe autorit. Zbërthimi i tyre ka hedhur më tepër dritë rreth konfliktit të tyre.

Ndryshe nga idetë që u krijuan në fillim, se vrasja erdhi si një konflikt pasioni me në qendër Marsida Qatjan, Prokuroria ka zbuluar se viktima dhe autori kanë pasur konflikte të mëparshme, që nuk lidheshin me 30-vjeçaren.

 

Në telefonin e të dyve, Prokuroria, ka gjetur mesazhe, ku Dritan Haxholli e kërcënonte Toçin, duke i kërkuar para. Haxholli ishte një konsumator lëndësh narkotike dhe Prokuroria ka dyshime se mes të dyve mund të ketë pasur konflikte edhe për drogë.

Në telefonin e Haxhollit Prokuroria ka gjetur komunikime dhe kërcënime edhe me persona të tjerë në Kavajë dhe biznesmenë, të cilëve u kërkonte para.

Paraditen e kësaj të marte në Prokurorinë e Kavajës u thirr Marsida Qatja, pasi pak ditë më para ajo ka folur për median në lidhje me ngjarjen dhe, sipas Prokurorisë, si person që ka dijeni kjo mund të prishë hetimet. Prokuroria ka kërkuar që ajo të mos këtë më komunikime me median për rastin.

Ndaj 30-vjeçares gjykata ka dhënë masën “detyrim paraqitje”, si edhe sekuestrimin e pasaportës në mënyre që të mos dalë jashtë vendit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Gruaja e kishte burrin në Itali, i dashuri...

Vrasja në Kavajë, “luftë” për një femër


Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin