Parma-Verona ishte një ndeshje e veçantë për dy futbollistët e Kombëtares shqiptare. Kastriot Dermaku dhe Marash Kumbulla janë vënë përballë njëri-tjetrit.
Verona ka fituar 0-1 në transfertë dhe në këtë mënyrë Kumbulla ka mposhtur lojtarin tjetër kuqezi, Dermaku. Të dy shqiptarët e kanë nisur ndeshjen si titullarë dhe janë aktivizuar për 90 minuta.
Kumbulla është ndëshkuar me karton të verdhë, por duhet thënë se ka pasur edhe një rast për të shënuar. Gjithashtu, edhe Dermaku pati një mundësi, por nuk ia doli.
Të dyja skuadrat italiane janë në mesin e renditjes, ndërsa paraqitja e dy kuqezinjve ishte shumë e mirë, duke dhënë sinjale të mira për trajnerin Edy Reja për dy ndeshjet e nëntorit të Shqipërisë.
SHËNIM: Të gjitha rezultatet e ndeshjeve kryesore të ditës i gjeni në kohë reale, duke klikuar Konica.al në ballinën e rubrikës së sportit