MENU
klinika

Zgjodhën Shqipërinë

Dermaku-Kumbulla, sonte derbi kuqezi në Serie A

29.10.2019 - 13:46

Sonte në mbrëmje do të luhet ndeshja Parma-Verona (19:00). Duket një ndeshje normale e Serie A, por për tifozët shqiptarë është se derbi, pasi Kastriot Dermaku do të përballet me Marash Kumbullën, dy kuqezinjtë që po luajnë me sukses me Kombëtaren shqiptare.

Edhe “Gazzetta dello Sport” i ka kushtuar një shkrim të gjerë kësaj sfide mes bashkatdhetarëve. Të dy kuqezinjtë pritet të jenë titullarë sonte në “Tardini”.

Dermaku vjen nga Scandiano, Kumbulla nga Peschiera del Garda. I dyti, i lindur në vendin fqinj, mund të kishte zgjedhur Italinë, por zgjodhi të nderonte flamurin e Shqipërisë, të përfaqësonte trashëgiminë shpirtërore dhe prindërore.

Rasti i Dermakut është më ndryshe. Ai ka dhe shtetësinë kosovare, mund të përfaqësonte “Dardanët”, me të cilët mori një ftesë grumbullimi në vitin 2018, para se të tërhiqej nga ajo mundësi dhe të zgjidhte Kombëtaren e madhe.

Sidoqoftë, lidhja e tij me Kosovën mbetet e fortë për arsye emocionale. Babai i Kastriotit, Luani, mbërriti në Itali për punë. Ai, gjithashtu, ka luajtur futboll, ka bërë sulmuesin te Prishtina e Fadil Vokrrit, ish-presidentit të ndjerë të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Luani ishte në tribunën e “Tardini” për të parë debutimin e djalit në Serie A, gjë që ndodhi më pak se dhjetë ditë më parë, kundër Genoa-s.

Rruga e Marash Kumbullës, i lindur në vitin 2000, është e ndryshme, pasi është rritur te moshat e Hellas Verona, ekip me të cilin bëri debutimin e tij në Serie A vetëm 19 vjeç e gjysmë.

Prindërit e tij u transferuan në Itali nga Shqipëria dhe tani kanë hedhur “rrënjët” e tyre në këtë vend. Babai posedon një kompani ndërtimi, nëna punon në restorantin familjar në Peschiera. Edhe vëllezërit, Giuliano dhe Silvia, kanë lindur në Itali, ku edhe po studiojnë.

kumbulla marash
kumbulla marash

Dy përralla të bukura, të bashkuara nga të njëjtat ngjyra: kuq e zi në kombëtaren shqiptare. Fëmijë emigrantësh, por dashuria për futbollin dhe talenti i tyre i bëri protagonistë ne elitën e futbollit italian.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN