MENU
klinika

Jemi në Ballkan!

“Nëntor i ftohtë” në një nëntor të suksesshëm amerikan

09.11.2019 - 18:56

      Në Evropë, ka njohur suksese të njëpasnjëshme. “Toka e Lirisë”, ajo që ëndërrojnë të gjithë qytetarët e botës, mirëpret tanimë filmin “Nëntor i ftohtë”. Pas kontinentit të vjetër, si për të shuar kureshtjen për një vend të vogël në Ballkan, plot histori dhe ngjarje rrëqethëse, filmi ndalet përtej oqeanit./Konica.al

 

Filmi shqiptar “Nëntor i ftohtë”, nga regjisori Ismet Sijarina, do të shfaqet sot në Programin e Studimeve Shqiptare në Universitetin DePaul, SHBA, raportojë mediet e huaja.

Ky film sjell një histori familjare, të bazuar mbi ngjarje të vërtetë, në një kohë të turbullt, kur ne nuk mund të thuhet se jetonim, por vetëm ekzistonim”, – tregon regjisori.

 

 

 

Thuhet se filmi i regjisorit shqiptar të Kosovës, Ismet Sijarina, është një histori e fuqishme e një njeriu që sakrifikon gjithçka për familjen, ndërsa Jugosllavia po shkatërrohet (1992), shtypja e ashpër politike dhe kulturore kundër shqiptarëve në Kosovë, bëhet “politika e re” e Millosheviçit, lufta po ushton në Kroaci dhe kërcënon të përhapet në Bosnjë dhe në Kosovë.

 

“Nëntor i ftohtë”, do të shfaqet në Universitetin DePaul, si dëshmi historike dhe art universal, ndërsa ka si aktor kryesor Kushtrim Hoxhën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Elezi: Jo më kjo amnezi kolektive

“Përrallë nga e kaluara” në Austri

Traktati i Versajës

Bota 100 vjet pas


"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe