Revista prestigjioze zvicerane “Wild Walls” ka përzgjedhur muralen e pikturuar në qytetin e Urës Vajgurore si një nga 10 më të mirat në botë. Ky fakt është bërë i ditur nga Angie Kordic e cila është dhe kryeredaktorja e kësaj reviste.
Wild Walls ka publikuar listën e muraleve të pikturuara gjatë muajit gusht 2018 në të gjithë botën. Kjo është një traditë, e cila vazhdon prej 14 vitesh për revistën “Wild Walls”, e cila këtë herë nuk ngurroi të vlerësonte dhe një qytet nga Shqipëria, pikerisht qytezën e Urës Vajgurore.
Muralja e titulluar ‘Flirtimi’ është vepra e tretë e pikturuar në Shqipëri nga Wild Drawnings. Në murale shikohet një çift, te cilet veshtrojne njëri-tjetrin nga te dyja anët e pallatit, duke i dhene jete nje iluzioni te bukur”, shkruan “Wild Walls” në kritikën e saj për veprën. Shqipëria renditet krah Kalifornisë, Austrisë, Norvegjisë, Masaçusets, Ilinoisit, Italisë dhe Bjellorusisë.
“Flirtimi” (The flirt), “Kampioni” (The Champion) dhe “Ura e Mendjes” (Bridge of mind) janë tre muralet që janë pikturuar në qytetin e Urës Vajgurore nga artisti i njohur me famë ndërkombëtare WD. Tre muralet janë kuruar nga artisti i njohur shqiptar, Helidon Haliti, me mbështetjen e Bashkisë Ura Vajgurore.