MENU
klinika

Sukses kosovar

“Nëntor i ftohtë” vërtitet rreth Ballkanit

13.11.2019 - 09:35

       Filmi prodhim kosovar “Nëntori i Ftohtë”, pas një serie të gjatë pjesëmarrjeje të suksesshme në disa prej festivaleve ndërkombëtare më në zë, do të shfaqet edhe në Shkup, sikurse e ka saktësuar lajmin, aktori Fatmir Spahiu.

Filmi “Nëntor i Ftohtë”, është produksion i shtëpive filmike “Thumbs Up” dhe “Buka” në bashkëprodhim me Albasky Film, Audiohaus dhe Ikonë. Filmi është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Qendra Kombëtare Kinematografike e Shqipërisë.

Në rolet kryesor paraqiten aktorët: Kushtrim Hoxha, Fatmir Spahiu Bufi l, Adriana Matoshi, Emir Hadzihafizbegoviq, Gordana Boban, May-Linda Kosumovic dhe Lum Veseli. Skenarin e kanë shkruar Arian Krasniqi e Ismet Sijarina. Drejtor Fotografie: Sevdije Kastrati. Montazher: Vladimir Pavlovski; muzika: Jericho; producent: Fatmir Spahiu. Regjia: Ismet Sijarina.

Filmi është me skenar nga Arian Krasniqi dhe Ismet Sijarina. Premiera botërore për filmin artistik “Nëntor i ftohtë”, u mbajt në edicionin e 66 të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të San Sebastianit. Filmi ka në qendër Fadilin, i cili punon si arkivist në një ndërmarrje shtetërore, në Kosovën e fillim viteve ’90. Ai duhet të zgjedhë mes dy opsioneve të gabuara. Në këtë mënyrë ai jashtë vullnetit dhe dëshirës së tij, “gëlltit” turpin, ballafaqohet me imazhin negativ dhe duron presionin nga të gjitha palët.

       Më herët, regjisori ka pohuar se filmi sjell një histori familjare, por e bazuar mbi ngjarje të vërtetë. “Secili njeri, pa marr parasysh rolin dhe ndikimin e tij në shoqëri, ka një rrëfim për të thënë. Ka shumë rrëfime të tilla, që mbesin të pathëna, sepse konsiderohen po aq të parëndësishme sa edhe përjetuesit e tyre. “Nëntor i ftohtë” është një nga këto rrëfime, që nuk do duhej të thuhej. Ky film, sjell një histori familjare, të bazuar mbi ngjarje të vërtetë, në një kohë të turbullt, kur ne nuk mund të thuhet se jetonim, por vetëm ekzistonim”, – ka theksuar regjisori, Ismet Sijarina. 

Tematika e filmit “Nëntori i ftohtë” është një ngjarje që zhvillohet në fillim të viteve ’90-të, në kohën kur qeveria jugosllave e kohës, anuloi autonominë e Kosovës, shpërndau parlamentin dhe mbylli Televizionin Publik të vendit.

Realizimi është një tablo e qashtër e persekutimit të shqiptarëve të Kosovës dhe vetë Kosovës./Konica.al

 

Muzika e filmit mban emrin e grupit “Jericho”, përmes këtyre vargjeve:

 

A ka një kujtim të më ngrohë në këto ditë për mua?
A ka ndonjë udhë e si burrë ta kthej kokën t’shikoj?
A ka një kujtim të na jep një kuptim a s’më thua?
A më tregoni ku ta gjej forcën sot të këndoj?

Akoma të freskët e kam at’ shikim të përbuzjes
Akoma të freskët të ftohtin e dhimbjes në asht
Akoma të freskta edhe gjurmët që këmbët i lanë rrugës
Syri më mbeti i ngrirë në shtëpinë që më kurrë nuk e pashë

Nëntori i ftohtë
Më ndjek dhe sot
Nëntori i ftohtë
Jehon në mot

Kaluam një shekull në ecje por prap u rrëzuam
Kaluam një shekull por prap s’mund të qëndrojmë në këmbë
Kaluam një shekull mësim e si asgjë s’mësuam?
O i paditur syri i pangopur një popull e shëmb

Sa gjatë do të shkojë derisa ne ta duam vetvetën
Sa gjatë do të shkojë derisa fatin vet ta ndryshojmë
Sa gjatë do të shkojë derisa tjetrit t’ia çmojmë jetën
A më tregoni ku ta gjejmë forcen sot të kendojmë

Nëntori i ftohtë
Më ndjek dhe sot
Nëntori i ftohtë
Nëntor…

Më shanë e më ranë, i pabesë do të bëhesh më thanë
Më zhveshën e veshën, as veten s’e njoh më kush jam
Vellon që ma kanë qepur, sa krenar sot e mbajë
Valles që ja kanë hedhur, sikur një nuse sa bukur hapin që e mbaj

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Elezi: Jo më kjo amnezi kolektive

“Përrallë nga e kaluara” në Austri

Traktati i Versajës

Bota 100 vjet pas


Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen