MENU
klinika

"Rilindja" e Portit të Pireut

Ja përse Greqia është mirënjohëse ndaj Kinës!

15.11.2019 - 17:12

Greqia ka njohur kuptimin e vërtetë të fjalës “miq” përmes bashkëpunimit për Portin e Pireut me Kinën, i tha Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis Presidentit Kinez Xi Jinping të hënën gjatë vizitës së tyre në port.

Në vitin 2009, kur vendi evropian po mbytej në borxhe, një degë e kompanisë së transportit detar të Kinës, e njohur gjithashtu si COSCO, investoi dhe filloi menaxhimin e terminaleve të kontejnerëve të Portit të Pireut. Në vitin 2016, COSCO fitoi një shumicë të aksioneve në port dhe zyrtarisht mori përsipër menaxhimin dhe funksionimin e tij.

Pas 10 vjetësh, projekti ka mundësuar punësim direkt dhe indirekt për mbi 10,000 vendas, dhe e ka bërë Portin e Pireut portin më të madh në rajonin e Mesdheut dhe një nga terminalet kontejnerë me rritje më të shpejtë në botë.

“Ne e respektojmë që kur e gjithë Greqia po vuante për shkak të krizës financiare, COSCO SHIPPING investoi shuma të mëdha në portin e Pireut, krijoi qindra vende të reja pune për njerëzit vendas dhe kontribuoi në ekonominë kombëtare,” tha Tassos Vamvakidis, menaxher tregtar i Terminalit të kontejnerëve të Pireut (PCT).

Xi dhe gruaja e tij Peng Liyuan, të shoqëruar nga kryeministri grek dhe gruaja e tij Mareva Grabowski-Mitsotakis, u mirëpritën nga punonjësit kinezë dhe të huaj duke tundur flamuj kombëtar të të dy vendeve pas mbërritjes në Portin e Pireut.

Duke folur me Xi për punën dhe jetën e tyre, përfaqësuesit e stafit vendas e falënderuan përzemërsisht për COSCO, duke thënë se ata tani gëzojnë punë të qëndrueshme dhe jetë të lumtur falë kompanisë kineze.

Patricia Zigou, asistente menaxhere e Departamentit të Terminaleve Ro-Ro të Autoritetit Portual të Pireut, gjithashtu shprehu vlerësimin për anëtarësimin në familjen COSCO SHIPPING në bisedën e saj me presidentin kinez.

Projekti i Portit të Pireut “ka qenë një sukses jo vetëm për popullin grek dhe kompanitë kineze, por edhe për rajonin dhe të gjithë partnerët tanë të biznesit,” tha Vamvakidis.

I kënaqur që po vizitonte portin, Xi tha se nga frytet e bashkëpunimit do të vazhdojnë të përfitojnë njerëzit e të dy vendeve dhe rajonit. Ai gjithashtu përcolli dëshirën e tij që të dy vendet vazhdimisht të bëjnë arritje të reja në bashkëpunimin e tyre.

Nga ana e tij, Mitsotakis tha se faktet kanë vërtetuar se projekti i Portit të Pireut është i dobishëm.

Greqia është e gatshme të bashkojë përpjekjet me Kinën për të zgjeruar dhe forcuar më tej projektin e Portit të Pireut, i tha Mitsotakis Xi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Rruga e Mëndafshtë"

A e ka Kina në dorë Evropën?


2 liderë të fuqishëm janë gati për negociata me rusët

Zelensky shpalos “Planin e Fitores”, një “shuplakë” erdhi nga BE

Ministri Katz: Arritje e rëndësishme për ne!

Izraeli konfirmon vrasjen e liderit të Hamasit, Yahya Sinwar!

"Parashikohen ndryshime radikale"

Le Pen dhe e ardhmja e BE-së

Çfarë janë “dronët fantazmë”?

Situata në gadishullin Korean del jashtë kontrollit!

Gara midis Trump dhe Harris mbetet në “ngërç”

Çfarë i duhet secilit kandidat për të fituar epërsi në sondazhe