MENU
klinika

E pëson në fund

Kombëtarja U-20 humb miqësoren në Elbasan

16.11.2019 - 16:13

Ishte hera e parë që një kombëtare U-20 zhvillonte një test miqësor dhe që në herën e parë është regjistruar humbje. Pasi u mundën U-17, U-19 dhe U-21, sot e ka pasur radhën Shqipëria U-20 për t’u mundur në “Elbasan Arena”, aty ku përballë kishin Kroacinë.

Kuqezinjtë bënë një paraqitje të parë në pjesën e parë dhe rrezikuan disa herë portën e Kroacisë, por pa mundur të shënonin golin e avantazhit. Në pjesën e dytë u bënë shumë ndryshime dhe pak minuta para fundit, Kroacia shënoi.

Shqipëri U20 – Kroaci U20   0-1

83′ Kreoviç

Shqipëria: Shala, Lekaj, Isufi, Rama, Doda, Marishta, Liço, Lakti, Marku, Cara, Murati. Trajner: Ilir Biturku

Kroacia: Pandur, Beniç, Vuk, Vuskoviç, Oroz, Smolçiç, Busnja, Hanuljak, Bajiç, Baturina, Mitroviç. Trajner: Hrvoje Smolçiç

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak