Stadiumi i ri në Tiranë “Air Albania” është përzgjedhur ndër 5 impiantet e rinj që po shkruajnë të ardhmen. Në një klasifikim të bërë nga “Gazzetta dello Sport”, stadiumi i përuruar në ndeshjen ndaj kampionëve të botës ndodhet në vendin e tretë.
“Më 17 Nëntor, me rastin e ndeshjes Shqipëri-Francë, e vlefshme për eliminatoret e Euro 2020, u inagurua Arena Kombëtare e Tiranës, e ideuar nga arkitekti italian Marco Casamonti.
Ka një kapacitet prej 22 mijë e 500 vendesh dhe ndodhet në të njëjtën zonë ku ishte dikur stadium i vjetër Qemal Stafa. Forma kujton kufijtë e Shqipërisë, si dhe ngjyrën e kuqe kombëtare”.
Ky është përshkrimi që bën prestigjozja italiane për stadiumin e ri, që tashmë ka marrë emrin “Air Albania”. Impianti i ri në Tiranë është përzgjedhur së bashku me “Wanda Metropolinano” në Madrid, ku luan ndeshjet Atletico, Volgograd Arena në Rusi, stadiumi i Los Angeles dhe ai i Estudiantes.
Arkitekti Marco Casamonti është krenar me veprën që ka ndërtuar në Shqipëri. Mediet italiane nuk kanë nguruar ta quajnë edhe një leksion për vendin e tyre.
“Air Albania” u projektua dhe u realizua brenda 3 vitesh, bashkë me një grup inxhinierësh e arkitektësh italianë dhe shqiptarë, plus 500 punëtorë dhe 6000 persona të përfshirë, me 1700 ton hekur.
Ka kushtuar reth 80 mln euro, 10 mln të financuar nga FSHF dhe 70 milionë euro nga firma private Albstar: 300 kolona, parking privat dhe zonë komerciale nëntokësore dhe kulla e gjatë 100 metra që pas një viti do të jetë edhe hoteli Marriot.
Risia është prania e 3 tribunave e jo 4 dhe është testuar edhe nga tërmeti, ku një muaj më parë tronditja ishte 5,8 ballë./Konica.al