MENU
klinika

Nga Project Syndicate

Për Putinin gjithçka rrotullohet rreth parave

22.11.2019 - 17:38

Në librin e saj “Kleptokracia e Putinit” në vitin 2014, i ndjeri Karen Dawisha argumentoi se çelësi për të kuptuar Rusinë e Vladimir Putin janë paratë.

Më shumë sesa një autoritar, nacionalist, ose revanshist, Putin, sipas mendimit të saj, duhet të shikohet si një hajdut.

Në atë kohë, unë nuk bija dakord, megjithëse paratë ishin padyshim të rëndësishme për të kuptuar regjimin e Putinit.

Por, me kohën e kaluar në Institutin e Fizikës Lebedev (FIAN) në Moskë muajin e kaluar, unë kam ndryshuar mendim.

Për dekada të tëra, FIAN ka luajtur një rol kryesor në avancimin e prioriteteve strategjike që vetë Putin identifikoi në maj 2018: shkencë, risi teknologjike dhe prodhim i orientuar nga eksporti.

Por, pse aparatet e sigurisë në Rusi po ndërmarrin veprime që kundërshtojnë qëllimet e përcaktuara të politikës së Kremlinit? Disa argumentojnë se ata thjesht i kanë shpëtuar kontrollit të Putinit.

Për 20 vjet, Putini i ka vendosur ish-kolegët dhe miqtë e tij të KGB-së në pozicione të larta në aparatin ushtarak dhe të sigurisë në Rusi.

Këta njerëz, mund të kishin grumbulluar aq shumë fuqi sa të bëjnë atë që dëshirojnë, edhe nëse kjo nënkupton vendosjen e pengesave për përpjekjet e Putinit.

Kjo është e mundshme, por nuk ka gjasa të ndodhë. Një shpjegim më i besueshëm është se edhe vetë ai dëshiron arritje ruse në shkencë dhe inovacion, por gjithashtu dëshiron të pasurohet sa më shumë që të jetë e mundur.

Dhe, me sa duket, nëse duhet të zgjedhë, paratë vijnë në radhë të parë.

Në lidhje me FIAN, interesat financiare të Putinit duket se janë të lidhura me vajzën e tij, Katerina Tikhonova, e cila drejton Innopraktika, një institut shkencor që merr para shteti. Innopraktika është i lidhur me Universitetin Shtetëror të Moskës, rektori i të cilit, Viktor Sadovnichiy, ka një histori të gjatë të lidhur me njerëzit që janë në pushtet.

Nëse vazhdojmë të ndjekim gjurmët e parave shkencore, mbërrijmë në Akademinë prestigjioze të Shkencave Ruse (RAN), e cila mbajti zgjedhjet javën e kaluar. Pas zgjedhjeve të organizatës në 2013, në të cilat kandidatët e mbështetur nga Kremlin për anëtarësim nuk dolën mirë, qeveria njoftoi reforma të mëdha, duke përfshirë një moratorium tre-vjeçar për zgjedhjet e RAN.

Atëherë u vendos që, për të siguruar “drejtësi”, qeveria do të aprovonte të gjithë kandidatët, përkundër faktit se ata janë akademikë. Qeveria atëherë u përpoq të bënte Mikhail Kovalchuk, vëllai i “bankierit personal” të Putinit, Yuri Kovalchuk, presidentin e RAN në 2017.

Por, megjithatë Alexander Sergeev fitoi zgjedhjet. Putini duket se nuk kishte zgjedhje tjetër, veçse të aprovonte kandidaturën e tij.

Kremlini nuk bëri të njëjtën gjë për kolegun e Sergeev, i mirënjohuri Alexei Khokhlov. Megjithatë, në një goditje tjetër për qeverinë, Khokhlov më vonë u bë nënkryetari i RAN.

Një nga gazetarët  e sulmuar në Moskë tha : “Në Rusinë e Putinit, fizika u takon spiunëve, historia shkruhet nga Çekistët, dhe gjeografia nga ushtarët.”

Shkenca është akoma duke luftuar. Por, duke pasur parasysh oreksin e pangopshëm financiar të Putinit dhe rrethit të tij të brendshëm, shkencëtarët e ndershëm të Rusisë nuk kanë shumë gjë në dorë.

Siç më tha një akademik në pension, “Mund të thuash çfarë të duash për Bashkimin Sovjetik, por njohuritë kishin rëndësi. Rusia e sotme, përkundër pretendimeve të saj se është një “vend i shkëlqyer”, i ngjan një kolonie të vogël të mëparshme, ku çdo gjeneral në fuqi dëshiron ta quajë veten doktor të filozofisë, vetëm për të rritur fitimet e tij.”

Nina L. Hrushovi është Profesoreshë e Çështjeve Ndërkombëtare në Shkollën e Re. Libri i saj i fundit (me Jeffrey Tayler) është ‘’Në Gjurmët e Putinit: Kërkimi i shpirtit të një perandorie në njëmbëdhjetë zonat e Rusisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deklarat e Sekretarit amerikan të mbrojtjes

“Rusia nuk mund ta zëvendësojë kurrë SHBA-në”

Haradinaj flet për “Zërin e Amerikës”

“Nuk fshihem pas SHBA-së, kur bëj punë të liga”