MENU
klinika

Një shenjtore midis nesh

Kur Nënë Tereza mori çmimin nga dora e mbretëreshës Elisabetë

24.11.2019 - 17:32

      Në Nju Delhi, një ditë si sot, 36 vjet më parë, do të shënohej për humanisten e njohur shqiptare Nënë Tereza, dita kur iu dorëzua çmimi “Urdhri i Nderit për Merita”, nga Mbretëresha Elisabetë II.

Çmimi iu akordua Nënë Terezës, në shenjë mirënjohjeje për punën e jashtëzakonshme në shërbim të njerëzimit.

Nënë Tereza, asokohe ishte 73-vjeçare, ishte qytetarja e pestë jobritanike, e cila u vlerësua me ”Urdhrin e Nderit për Merita”, çmim ky, që humanistes shqiptare Nënë Tereza, iu dorëzua nga vetë mbretëresha.

***

Nënë Tereza ose Shën Tereza e Kalkutës (e lindur si Anjezë Gonxhe Bojaxhiu; 26 gusht 1910 – 5 shtator 1997) gjithashtu e njohur si Tereza e Bekuar e Kalkutës, Misionare e Bamirësisë,[2] ishte një murgeshë katolike dhe misionare shqiptaro-indiane. Ajo lindi në Shkup, atëherë pjesë e Vilajetit të Kosovës në Perandorinë Osmane. Pasi kishte jetuar në Maqedoni për tetëmbëdhjetë vjet, ajo u shpërngul në Irlandë dhe më pas në Indi, ku jetoi pjesën më të madhe të jetës së saj.

 

Nënë Tereza themeloi Misionaret e Bamirësisë, një kongregacion fetar katolik, që në vitin 2012 kishte më shumë se 4,500 motra dhe ishte aktiv në 133 vende. Ato ofrojnë shtëpi për njerëzit në nevojë, të sëmurët, me ushqime, klinika të lëvizshme, programe këshilluese për fëmijët dhe familjet, jetimore dhe shkolla. Anëtarët duhet t’i përmbahet betimit të “dëlirësisë, varfërisë dhe bindjes”, si dhe një kusht të katërt, për të dhënë “shërbime falas e me gjithë zemër për më të varfërit e të varfërve”.

 

Nënë Tereza është nderuar me çmimet dhe nderimet më të larta, duke përfshirë: më 1962 Çmimin e Paqes Ramon Magsaysay dhe 1979 Çmimin Nobel për Paqe. Më 19 tetor 2003, ajo u lumturua dhe u quajt “Tereza e Bekuar e Kalkutës”. Për t’u kanonizuar në shenjtore, asaj duhej t’i njihej një mrekulli e dytë, në bazë të rregullave të kishës katolike. Një mrekulli e dytë i është njohur nga Papa Françesku, në dhjetor të vitit 2015, duke i hapur rrugën që ajo të shpallet e shenjtë nga Kisha Katolike e Romës. Kanonizimi i saj është bërë më 4 shtator 2016, një ditë para 19-vjetorit të vdekjes së saj.