MENU
klinika

Frika nga tërmeti

Ka çadra! Sako: Banorët refuzojnë të hyjnë në çadra

27.11.2019 - 11:06

Kryebashkiakja e Durrësit, Valbona Sako, mëngjesin e sotëm tha se ka mjaftueshëm çadra por banorët refuzojë të akomodohen aty.

Gjithashtu u shpreh se banorët nuk pranojnë të qëndrojnë as në hotelet, ku u është ofruar strehim, nga frika e tërmetit.

Jo se nuk ka çadra. Njerëzit nuk pranojnë të hyjnë në çadra. Bëjnë zgjedhje individuale për të mos qenë bashkë me familjet e tjera. Këtu ka mjaftueshëm çadra, ka më shumë se 200. Është pjesa tjetër e instaluar që ka mbaruar mbrëmë në mesnatë. Ushqime ka mjaftueshëm.

U kemi thënë të akomodohen nëpër hotele, ka donatorë të cilët ofrojnë akomodim por nuk pranojnë për shkak të frikës që kanë nga tërmeti. Ushtria, policia shqiptare, policia e Kosovës, bashkia dhe qeveria janë mobilizuar për të menaxhuar. Këtu ka mbi 2500 persona, mbrëmë në mesnatë ka edhe më shumë sesa kaq.

Janë shumë njerëz që i kanë shtëpitë në gjendje për të banuar por janë në panik. Ditët në vijim do themi se çfarë do bëjmë me pjesën që ka zgjedhur të rrijë këtu por që realisht nuk do të akomodohet në vende të tjera.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zhvillimet e fundit minutë pas minute

33 të vdekur/ Orët kalojnë – bilanci rëndohet


Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin