MENU
klinika

Emri/ Ja pista ku po hetohet

Gjendet i vdekur në banesë ish-prokurori shqiptar

05.12.2019 - 16:01

Ish-prokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Agron Matjani, është gjetur i vdekur në banesën e tij në Prizren mëngjesin e sotëm rreth orës 9:30.

I kontaktuar nga KosovaPress, zëdhënësi i policisë rajonale në Prizren, Shaban Osmanollaj, konfirmoi se autoritetet i janë përgjigjur rastit të një vdekjeje të dyshimtë dhe se ekipet përkatëse janë në terren.

Ndërsa Prokuroria Themelore në Prizren konfirmoi se bëhet fjalë për ish-prokurorin dhe se rasti është raportuar nga anëtarët e familjes së tij.

“Me të marrë lajmin, prokurorja kujdestare së bashku me njësitet relevante policore, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe rasti është iniciuar si ‘vdekje e dyshimtë’”, theksohet në njoftimin e Prokurorisë. Me urdhër të prokurores, trupi i viktimës do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!