MENU
klinika

Ja përse

Në asnjë mënyrë qumështi nuk duhet të kombinohet me fruta!

06.12.2019 - 22:25

Qumështi është i pasur me vlera për imunitetin dhe për të gjithë trupin e njeriut. Konsumimi i tij çdo ditë ka shumë përfitime.

Megjithatë, duhet të dini se qumështi është pak delikat në kombinime për arsyen e vetme që shkakton probleme me tretjen.

Me kalimin e moshës, sistemi tretës dobësohet dhe qumështi shkakton fryrje të mëdha që zgjasin për gjithë ditën. Nga ana tjetër, qumështi i pasterizuar dhe i përpunuar përmban baktere (të mira e të këqija) që prishin ekuilibrat në mikrobiomën e stomakut.

Një nga kombinimet më të zakonshme të qumështit është ai me fruta për përgatitjen e lëngjeve të ndryshme. Qumështi synon ta bëjë lëngun e frutave dhe perimeve më homogjen, por përfshirja e tij është e gabuar.

Arsyet përse qumështi nuk duhet kombinuar me fruta

3000 vjet më parë në Indi lindi mjekësia më e famshme popullore e njohur si Ayurveda. Kjo praktikë holistike bazohet në besimin se shëndeti dhe mirëqenia e njeriut janë në varësi të një ekuilibri delikat mes mendjes, trupit dhe shpirtit. Qëllimi i kësaj mjekësie është të përmirësojë shëndetin e njeriut në mënyrë sa më natyrale.

Sipas këshillave të ekspertëve të kësaj mjekësie, qumështi nuk duhet kombinuar me fruta të ëmbla apo me aciditet të lartë. Kur qumështi kombinohet me frutat e ëmbla, ai ndikon negativisht te tretja e frutit dhe nxit fermentimin e sheqerit në stomak. Kur qumështi kombinohet me frutat me aciditet të lartë, ai thartohet dhe shkakton aciditet akoma më të lartë në stomak.

Kombinimi më i sigurt për shëndetin është ai i qumështit me mango, avokado, rrush të thatë, fiq të thatë dhe hurma arabie.