MENU
klinika

Bëni kujdes

Këto janë kombinimet më të rrezikshme të frutave

08.12.2019 - 09:50

Frutat dhe perimet kombinohen rëndomtë, duke menduar se i bëjnë mirë shëndetit.

Megjithatë, ka disa raste kur frutat dhe perimet nuk duhen konsumuar bashkë, madje sipas udhëzimeve edhe frutat duhen ngrënë veçmas.

Mësoni se cilat janë ndër kombinimet më të dëmshme për tretjen.

Portokall Me Karrotë
Portokalli me karrotën janë ndër kombinimet më popullore, sidomos në formën e lëngut. Megjithatë, ekspertët thonë se këto të dyja nuk duhen konsumuar bashkë sepse shkaktojnë urth dhe aciditet të lartë.

Image result for orange carrot"

Portokall Me Qumësht
Konsumi i qumështit me portokalle mund të jetë një barrë shumë e rëndë për tretjen. Aciditeti tek portokalli shkatërron enzimat që janë përgjegjëse për tretjen dhe e bën atë më të vështirës.

Frutat Dhe Perimet

Ekspertët thonë se frutat dhe perimet nuk duhen përzier kurrë. Frutat kanë një përmbajtje më të lartë sheqeri dhe janë të vështira për tu tretur. Ato qëndrojnë për shumë gjatë në stomak dhe fermentohen duke prodhuar toksina të cilat shkaktojnë toksina përgjegjëse për diarenë, dhimbjet e kokës, infeksionet dhe dhimbjet e barkut.

Ananasi Me Qumësht
Një nga përbërësit aktivë të ananasit shkakton shumë probleme në stomak nëse përzihet me qumështin. Ndër këto probleme mund të përmendim: gazrat, të përzierat, infeksionet, dhimbjet e kokës dhe të barkut.

Bananet Dhe Pudingu
Ky kombinim është i preferuar nga fëmijët, por është i dëmshëm për shëndetin e tyre. Kombimimi i kësaj ëmbëlsire me bananen nënkupton vështirësi në tretje. Për më tepër, ai stimulon prodhimin e toksinave që janë të dëmshme për organizmin e të vegjëlve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Fakte shëndetësore" kontradiktore

5 Mitet e ushqimit të shëndetshëm