Për shtatë dekada, forca, siguria dhe prosperiteti i Amerikës janë mbështetur nga rrjeti ynë i pashoq i aleancave të traktateve, vlerat e përbashkëta demokratike dhe siguria e përbashkët.
Por pas tre vjetësh të udhëheqjes së Donald Trump, aleancat tona po rrezikohen me të vërtetë.
Dëmi i bërë prej tij u shfaq edhe në mbledhjen e kësaj jave të drejtuesve të NATO-s në Londër, e cila duhej të ishte një festë për 70-vjetorin e aleancës më të suksesshme në histori.
Ai i keqtrajton partnerët tanë dhe përqafon autokratët nga Moska deri në Pyongyang.
Kjo sjellje vjen në një moment aspak të mire, kur ne përballemi me kërcënime nga kundërshtarë të fuqishëm.
Një listë gjithëpërfshirëse e sfidave globale kërkon udhëheqjen e SHBA dhe veprimin kolektiv. Si presidente, unë do të mbështes aleancat tona, diplomatikisht, ushtarakisht dhe ekonomikisht. Unë do të ndërmarr masa të menjëhershme për të rindërtuar partneritetet tona dhe për të rinovuar udhëheqjen strategjike dhe morale amerikane, duke përfshirë marrëveshjen e klimës në Paris, Kombeve të Bashkuara për migracionin, dhe riafirmimin e angazhimin tonë të fortë ndaj dispozitave të Nenit 5 të NATO-s.
Por ne duhet të bëjmë më shumë sesa të rregullojmë atë që Trump ka shkatërruar.
Kjo nënkupton rivitalizimin e departamentit tonë të shtetit dhe ngarkimin e diplomatëve tanë për të zhvilluar zgjidhje krijuese për sfida gjithnjë e më urgjente. Do të thotë të punosh me partnerë me të njëjtën mendje për të promovuar interesin tonë të përbashkët për një rritje të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse ekonomike globale dhe një sistem tregtar ndërkombëtar që mbron punëtorët dhe mjedisin.
Unë do të ndërtoj atë që filloi Presidenti Obama duke insistuar në rritjen e kontributeve në operacionet e NATO-s dhe investimet e përbashkëta në aftësitë ushtarake kolektive.
Presidenti duhet të trajtojë problemet tona të zakonshme. Së bashku, ne mund të luftojmë kundër terrorizmit. Ne mund të shkatërrojmë korrupsionin, monopolet dhe pabarazinë.
Ne mund dhe do të mbrojmë veten dhe njëri-tjetrin, vendet tona, qytetarët tanë dhe demokracitë tona.