MENU
klinika

"Kam ik pak larg, mos u shqetëso...”

Tjetër dedikim Loredanës? Mozzik hapi zemrën…

13.12.2019 - 19:21

Sapo akrepat kanë shënuar 00:00 dhe ka hyrë mesnata, reperi Mozzik ka lançuar këngën e tij më të re të tilluar “Zemra ime”.

Në një njoftim në Instagram, ai u shpreh më herët se të gjithë do ta gjenim veten tek kënga e tij.

Fansat nisën të aludonin se në fakt “Zemra ime” i dedikohet Loredanës dhe se Mozzik ka vendosur që pas ndarjes me partneren, të na hapë zemrën.

Në fakt, në këngën e re Mozzik vuan pas hekurave të burgut, teksa kërkon me ngulm dashurinë e tij.

“Zemra ime mos u lëndo, kam ik pak larg, mos u shqetëso”- janë disa prej fjalëve të këngës që na e bëri mishin kokërr.

Reperi i këndon dashurisë së vërtetë, duke i treguar se askush s’do ta dojë më shumë se ai.

Për më tepër, dëgjojeni vetë këngën:

"Nuk dola nga shtëpia për tre muaj"

Adelina Ismaili: Më përgjonin ilegalisht

Historinë e saj e bëri këngë

Semi Jaupaj: Mund ta duash dikë e të ndahesh

Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure

Urimi i këngëtares për Pavarësinë e Shqipërisë

Rita Ora ndez skenën me ritmin e muzikës shqiptare!

“Ato s’kanë ndenjur në radhë për bukë“

Bleona Qereti refuzon të krahasohet me Dua Lipën dhe Rita Orën