MENU
klinika

Turi Çiklistik

Vllaznia e të rinjve nuk njeh rivalë në çiklizëm

22.09.2018 - 18:36

Dy çiklistët e Vllaznisë, Bruno Kola dhe Astrit Kronaj, kanë treguar edhe njëherë tjetër se janë më të mirët e Shqipërisë për të rinjtë. Edhe në etapën e tretë ata janë shpallur fitues të saj, duke u shkëputur nga të tjerët dhe duke u mbërritur të parët në finish.

Kjo etapë ka patur karakter malor, çka ka nxjerrë në pah edhe vlerat e çiklistëve shkodranë. Kola e Kronaj kanë lënë në vend të tretë çiklistin e Skënderbeut Nesti Damo, ndërkohë që në vendin e katërt dhe të pestë janë renditur sërish dy çiklistë të tjerë të Vllaznisë.

Pas përfundimit të garës, është zhvilluar ceremonia e dorëzimit të diplomave dhe kupës për fituesit.

vllaznia ciklizem
vllaznia ciklizem

Trajneri Leonat Kola, në fjalën e tij, ka deklaruar së përgatitja e çiklistëve të tij ra sërish ne sy dhe po ashtu ka shprehur bindjen se e njëjta gjë do të ndodhë edhe në etapën e nesërme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN