Ishte prilli i vitit 2010 dhe Barcelona sapo kishte eliminuar Arsenalin pasi në ndeshjen e kthimit në “Camp Nou”, Lionel Messi do të shënonte plot 4 gola ndaj “topçinjve” dhe do të ishte protagonisti absolut përpara 95 mijë tifozëve.
Mes atyre tifozëve që kishin mbushur stadiumin ishte edhe Roberto Baggio, i kthyer nga gjuetia në Argjentinë (“Bishtaleci Hyjnor” ishte tërhequr).
Në dhomat e zhveshjes, pas ndeshjes, legjenda italiane do të ritakonte Pep Guardiolan, pasi kishin luajtur bashkë te Brescia dikur në Serie A.
Në bisedën mes tyre, Baggio do të shprehej vërtet i mahnitur nga Messi, teksa i drejtohet Guardiolas në italisht duke i thënë “ky është fenomen! Më ka mrekulluar! I jashtëzakonshëm. Do të dal jashtë tani të shoh ku e ka anijen kozmike që ta marrin prapë me vete…”
Messi iu afrua dhe e takoi për herë të parë Baggion, mes batutave dhe shakave, u largua për të ndarë festën me shokët në dhomat e zhveshjeve.