MENU
klinika

Masat që ndikuan në uljen e tyre

Si ishte 2019 për kreditë me probleme?

20.12.2019 - 11:00

Në sistemin bankar kredia me probleme është ulur në nivel njëshifror, një ndryshim ky që vjen pas më shumë se një dekate.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, në muajit nëntor kredia me probleme zbriti në nivelin 9.5%, shifër kjo që nuk regjistrohej që në prej vitit 2009.

Krahas një sërë masash që janë marrë për uljen e kredive me probleme, këtë vit, ulja e raportit të kredive me probleme po nxitet nga rritja e ritmeve të kreditimit.

Sipas Bankës Qendrore, zgjerimi i portofolit të kredisë bën që e njëjta sasi e kredive me probleme të ketë një peshë specifike më të ulët, duke ndikuar në uljen e raportit të tyre kundrejt totalit.

Ndërkohë që efektin e parë në uljen e kredive me probleme e dha procesi i pastrimit të portofoleve nga kreditë e humbura, masë kjo e nxitur nga ndryshimet rregullative të Bankës së Shqipërisë, në vitin 2016.

Për të vijuar më tej nga përmirësimet në procesin e ekzekutimit të kolateralit dhe nga përdorimi eficent i ristrukturimit të kredive për huamarrësit në vështirësi të përkohshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


BSH: Duhen forma të tjera

Bankat kanë fshirë 51 mld lekë kredi

Fokusi i diskutimeve, kursi i këmbimit dhe kreditimi

BSH-FMN takim për ecurinë e sistetimit bankat