Nga Qendra Amerikane e Hapësirës “Kennedy”, më 21 dhjetor të vitit 1968, do të nisej anija e parë me astronautë në bord, që del nga orbita e tokës, hyn në orbitën e hënës dhe kthehet, në mënyrë të sigurtë, në tokë./Konica.al
Ekuipazhi prej tre astronautësh: Frank Borman, James Lovell, William Anders u bënë njerëzit e parë që e shohin tokën nga lart, si një planet të tërë dhe të parët që shohin drejtpërdrejt anën e errët të hënës.
Kështu anijes së famshme “Apollo 8”, iu desh tri ditë për të arritur në orbitën e hënës. Në prag të Krishtlindjeve, astronautët kryen një transmetim televiziv nga anija në orbitë, duke lexuar 10 rreshtat e parë nga “Libri i Zanafillës”, për shikuesit në tokë.
Misioni i suksesshëm “Apollo 8”, i hapi rrugën misionit të anijes “Apollo 11”, si përmbushja e qëllimit të presidentit John Kennedy, për zbritjen e njeriut në hënë, para fundit të viteve 1960.
“Apollo 8” u kthye në tokë, më 27 dhjetor 1968, kur kapsula me 3 astronautët u përplas në ujërat e pjesës veriore të oqeanit Paqësor./Konica.al