MENU
klinika

Projekti

Jonida Vokshi kthehet aty ku hodhi hapat e parë

25.12.2019 - 14:13

Pak kohë më parë moderatorja e njohur, Jonida Vokshi njoftoi largimin e saj nga “Top Media” dhe “Top Channel”.

Ajo tregoi se shkak për këtë largim u bë martesa dhe jeta e saj e re në Kosovë.

Megjithatë nuk ka vonuar shumë dhe Jonida i është rikthyer sërish vendit ku pati daljet e para.

 

,

+

Moderatorja është sërish pjesë e “Top Channel” dhe këtë herë do të jetë në rolin e anëtares së jurisë në emisionin që pritet të nisë së shpejti në “Top Channel”, “Top Talent”.

Në juri janë 4 anëtarë: Olti Curri, Anita Haradinaj, Jonida Vokshi dhe Hervin Çuli.

Daljet e para Jonida Vokshi i ka pasur në “Top Select” në moshën 18-vjeçare, ku prezantonte së bashku me Ledion Liçon.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Detajet e kurorëzimit të çiftit

Dasma përrallore e Jonida Vokshit! VIP-at e ftuar