Një super-jaht rreth 122-metrash i dziajnuar që të lundrojë me hidrogjen likuid është zbuluar në panairin më të madh në botë të jahteve në Monaco, “Monaco Yacht Show”, raporton revista “Forbes”.
Ky model i detajuar në miniaturë, i prezantuar nga kompania holandeze e quajtur Sinot Yacht & Architecture Design, paraqet drejtimin inovativ që po merr industria e super-jahteve, shkruan Business Insider.
Super-jahti i quajtur Aqua, do të jetë i pari në botë që do të lundrojë me hidrogjen likuid dhe me teknologji karburant-qelizë, ka thënë Sinott. Emetimi i vetëm i këtij jahti do të jetë vetëm uji, dhe sistemi do të varet nga dy rezervuarë 28-tonësh të vakumuar me hidrogjen likuid të ruajtur në -423 gradë Fahrenheit.
Përtej teknologjisë së avancuar, super-jahti Aqua vjen me dizajn dhe pajisje më të mira.
Në vijim mund të shikoni disa fotografi dhe videon se si duket super-jahti Aqua nga jashtë dhe nga brenda.